Kryeministri Edi Rama është shfaqur duke pastruar fushën e sportit në Vlorë, ndërkohë që ka thumbuar edhe kreun e bashkisë Dritan Lelin.
Rama tha thotë se vetëm 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm, që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por edhe një bashki.
Kreu i qeverisë thotë se ata që i mirëmbajnë, duhet t’i pastrojnë para se të lindi dielli dhe njerëzit që kalojnë anash të mos shikojnë këtë turp.
‘Vetem 3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti më i zakonshëm që duhet të ketë një qytet një komunitet, por edhe një bashki. Ato që vijnë dhe luajnë këtu bëjnë mirë, ti mbledhin dhe të mos i hedhin. Ato që i mirmëmbajnë duhet t’i pastrojnë përpara se të lindi dielli dhe njerzit, shqiptarë, të huaj, që kalojnë anash dhe të mos shikojnë këtë pamje që është një turp.’- tha Rama.