Ditën e sotme, vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në skajin verior dhe juglindor priten edhe shira të izoluar. Por pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes, sjellin largim gradual të vranësirave në republika e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 36°C mesdita. Era do fryjë e lehtë dhe mestare me shpejtësi deri 33 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.