Nga Plator Nesturi/ Një deklaratë e djeshme nga selia e PD ishte shumë acaruese për inteligjencën. Dhe kjo ndodh në daljet e pakta të kësaj opozite që ndonëse nuk njeh rezultatin e humbjes, ka nisur pushimet për të qenë e relaksuar kur në shtator të jetë në parlament. Ndërsa tema e ditës është l uf ta kundër k or rup sionit dhe nisja e hetimeve për afera të ndryshme të abuzimit me pushtetin, dalja e znj Tabaku për lexuar deklaratën e selisë blu me formula të tipit “Rama pas 8 vitesh pranoi se ka zhytur vendin në korrupsion”, ishte dëshmi se sa arkaikë dhe në skema demode mbetet PD në politikë.
Si mund të mbetesh në të njëjtët skenarë që nuk kanë prodhuar asgjë në gjithë këto vite, ku thjesht denoncohet çdo gjë e kundërshtarit porse nuk ke vullnet të japësh mbështetje e jo më të ndahesh nga korrupsioni brenda teje. Jemi në një klimë të re ku l uf ta kundër ko rru psi onit, si një e keqe e bërë mullar nga një tranzicion 30 vjeçar, nuk mund të ketë sukses nëse një palë kërkon t’i nxjerrë sytë tjetrës duke përfituar nga situata, ndërsa përgjegjës janë të gjithë bashkë sa kanë qeverisur. Kjo mënyrë është paaftësi dhe ligështi arsyetimi, në një kohë që qytetarët, e që janë elektorat i të dy palëve, kërkojnë funksionalitet e mbështetje për luftën ndaj korrupsionit.
Ndaj dhe gjithkush që bën gjoja siç po bën opozita, do të ketë kosto të mëtejshme besueshmërie e do të jenë më në hall në zgjedhjet e ardhshme. Ajo çfarë e ka dëmtuar më shumë vendin ndërsa abuzivizmi dhe korrupsioni nuk ndëshkohej, ka qenë fakti se vendosja në llogore e kaheve të politikës, ka bërë që ndëshkimi i tyre do të quhej si një lëshim për kundërshtarin, ndaj dhe abuzuesit kanë gëzuar mbrojtje politike.
Raste të tilla kemi me tepricë, që nga figura zyrtarësh pehlivanë e deri pesha të rënda ministrash e zëvendëskryeministrash, që bubullinin kur akuzoheshin. Dhe elementi i dytë ka qenë ndikimi i politikës në sistemin e drejtësisë. Jo pak hetime janë sa b otuar pse prokurorë në dukje të thjesht hidhnin në erë hetime të caktuara sepse raportonin tek të fuqishmit e politikës. Në momentet që flasim nuk jemi në të njëjtën situatë. Së pari kemi disa institucione të reja drejtësise që mund ta bëjnë punën e tyre dhe me ligj anë të mbrojtura e të andikuara nga politika.
Kemi një maxhorancë që aktualisht nuk po merr në mbrojtje zyrtarët e kahut të vet nëse gjenden fajtorë dhe kjo dëshmon vullnet politik. Dhe kjo nuk është gjë e pakët për tu përshëndetur. Por kemi dhe një opozitë që ende nuk di ku është dhe e papërshtatur me erërat e klimës së re. Siç duket ka mbetur ende në periudhën e djegies së mandateve ndaj duhet të presim shtatorin nëse arrin të riformatohet.