Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti, e cila shërben si vaksinatore në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh.
“Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht”, shkruan ministrija.
Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar Manasitirliu shkruan se koha është tani që të marrin dozat e vaksinës antiCovid.
“Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan më tej Manastirliu.