Celebrimet nuk kanë të ndaluar për mesfushorin e Italisë dhe të PSG, Marco Verratti teksa sot është martuar për herë dytë, kesaj radhe me të dashurën modele Jessica Aidi – disa ditë pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Euro 2020. Verratti dhe bukuroshja brune u martuan në një çeremoni elegante në Paris, të rrethuar nga miq e familjarë. Nusja mbante një fustan elegant me dantella në ngjyrë kremi, ndërsa kompletonte look-un me një qafore të gjerë floriri dhe sandale të bardha me rripa.

29 vjeçarja Jessica, ishte parë për herë të parë ne shoqerine e 28 vjeçarit Verratti, baba i dy fëmijëve, në garën Monaco Grand Prix në 2019, disa muaj pasi futbollisti i skudrës franceze PSG njoftoi divorcin nga gruaja Laura Zazzara. Jessica Aidi duke mbajtur në krahë djalin e futbollistit në ceremoninë në Paris. Çifti dukeshin si një ‘epitomë’ stili, teksa ecnin përdore me ato që besohet se janë dy fëmijët e Verratti-t, Tomasso e Andrea.

Furbollisti mbante një kostum të zi e këmishë të bardhë, teksa stili përshtatej me rrobat e fëmijëve. Jessica, e cila është shfaqur në revistën ‘Sports Illustrated’ në 2019, shpërndan rregullisht foto të aventurave të saj për 322,000 ndjekësit në Instagram.

Jessica mbante një buqetë lulesh me ngjyra vibruese. Çifti jepnin një puthje në shkallët e një ndërtese të Parisit, duke pozuar për fotografët. Verratti luan me skuadrën e PSG e Parisit që kur ishte 19 vjeç.