Kanë mbërritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” 18,720 doza të tjera të vaksinës së Pfizer. Lajmin e bë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Me këtë dërgesë të radhës, numri i vaksinave të mbërritura deri më tani në Shqipëri shkon në 1,238,790.

POSTIMI

“Aeroporti “Nënë Tereza” – ? 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri? #ShqipëriaBuzëqesh.”