Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Komiteti ka propozuar shtyrjen e orarit të muzikës deri në orën 23:00 ndërsa mbeten në fuqi masat e tjera.
“Mbetemi në incidencë 5 për 100 mijë banor. Bashkitë e prekura nga 10 në 9, të shtruar në spital janë 5 pacientë dhe nuk ka asnjë në reanimacion. Nnumri i vdekjeve ka qenë 0 për ditë me radhë, Raporti i fataliteteve mbetet konstant 1.9%.
Ka një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Pjesë e rëndësishme është edhe aplikimi i vaksinave. Duke qënë se jemi në javën e vaksinimit masiv, apeloj qytetarët për të aplikuar të kryejnë vaksinën në qendrat e përcaktuara. Të mos harrojmë se situata në vende të Evropës ka pësuar ndryshime me rritje të numrit të infektimeve. Në Shqipëri nuk kemi referenca nga laboratori i referencës, pavarësisht raseve të pazakonta.
Është e rëndësishme që përtej vaksinimit të shohim me përparësi e të respektojmë masat e vendosura nga autoritetet shëndetësore.” u shpreh drejtoresha e ISHP-së Albana Fico.