Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e sotme në Athinë.
‘Top Channel’ raporton se në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në Athinë, ndërsa do të takohet me politikanin grek, George Papandreun.
Ende nuk dihet motivi i vizitës së Ramës në Athinë por pritet në orët në vijim që të mësohet edhe axhenda e këtij takimi.