Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje popullatës që të shtojë përpjekjet për vaksinim për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.
“Sa më shumë të vaksinohemi, aq më shumë do të jemi përsëri të lirë. Vetëm së bashku mund të kapërcehet pandemia, kështu që njerëzit duhet të shtojnë në mënyrë aktive vaksinimet”, ishte apeli i kancelares Merkel.
”Më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet masave mbrojtëse: maskave, distancimit fizik dhe testimeve të rregullta”, theksoi Merkel e cila e përshkroi dyfishimin aktual të shifrave të incidencës si dramatik.
“Parandalimi i mbingarkesës së sistemit të kujdesit shëndetësor mbetet parimi udhëzues i veprimeve tona”, u tha Merkel gazetarëve.
Merkel ka planifikuar të mos garojë për zgjedhjet e ardhshme në shtator dhe të tërhiqet nga politika.