Do të jetë Argjentinë-Kolumbi gjysmëfinalja e dytë e Copa America. Në Goiana, Albicelste ka mposhtur 3-0 Ekuadorin.
De Paul ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 40-të, më pas Lautaro Martinez (84′) dhe Messi (93′) kanë mbyllur ndeshjen.
Formacioni i Scaloni-t do të ndeshet tani me Kolumbinë, që ka eliminuar Uruguain me penallti pasi 90 minutat janë mbyllur 0-0.