Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës. Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2 Të shëruar në 24 orë 5 Të shtruar në spitale 2 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 4024 Testime totale 808,786 Raste pozitive 132,523 Raste të shëruara 130,014 Raste Aktive 53 Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 22 Shkodër 13 Elbasan 6 Durrës 5 Lezhë 3 Berat 2 Fier 1 Vlorë 1