Pas përfundimit të Maturës Shtetërore dhe një bilanci të detajuar mbi notat e provimeve bilancit të notave të Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar fotot e 40 maturantëve më të shkëlqyer të këtij viti shkollor.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi shkruan se është krenare për punën e përkushtimin e tyre dhe i uron shumë suksese në në çdo hap në të ardhmen.
“Ju prezantoj me 40 maturantët me rezultatet më të larta në provimet e Maturës Shtetërore 2021! Krenare për punën, përkushtimin dhe vullnetin e tyre për t’ia dalë me shumë sukses çdo sfide. Besimplotë për të ardhmen tuaj, ju uroj shumë suksese në çdo hap”, shkruan Kushi.