Presideni i Asamblesë Parlamentare të Serbisë, Ivica Daçiç pasi është informuar nga Vuçiç dhe Lajçak për takimin e djeshëm në Bruksel ka paralajmëruar ndërprerjen e dialogut me Kosovën. Daçiç thotë se i është konfirmuar nga Lajçak që nuk do të ketë më takime nëse shihet se s’ka rezultate në vijim, dhe deri më tani ajo ka ndodhur mes Kurtit e Vuçiçit.
Gjithsesi Daçiç siguron se me apo pa dialog Beogradi zyrtar nuk ka për ta kaluar vijën e kuqe që sipas tij është njohja e Kosovës. Në takimet që ka patur Kurti me Vuçiç apo dhe Brnabiç ka pasur në më të shumtën e rasteve debat ose konflikt deri në ofendime, por asnjë marrëveshje. Edhe ditën e djeshme Kurti dorëzoi një document të titulluar ‘’Deklarata e Paqes’’ që iu refuzua nga pala serbe teksa Vuçiç qëndron i palëkundur në qasjen e tij.