Nga data 31 korrik do të nisin fluturimet direkte nga Tirana nëpërmjet kompanisë ajrore WizzAir, dy herë në javë. Lajmi u bë i ditur nga kompania Tirana Airport Partners, e cila menaxhon aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Barcelona është qyteti në bregdetin e Spanjës verilindore dhe qyteti më i madh i bashkësisë autonome të Katalonjës, si dhe bashkia e dytë më e populluar e Spanjës.
Është një nga metropolet më të mëdhenj të detit Mesdhe, i vendosur në bregdetin midis grykave të lumenjve Llobregat dhe Besòs, dhe kufizohet në perëndim nga vargmali Serra de Collserola, maja më e lartë e të cilit është 512 metra e lartë. Qyteti është shtëpia e dy prej universiteteve më prestigjioze në Spanjë, Universiteti i Barcelonës dhe Universiteti Pompeu Fabra. Barcelona është e njohur për pritjen e Lojërave Olimpike Verore të viti 1992, si dhe konferencave dhe ekspozitave të klasit botëror dhe gjithashtu shumë turneve sportivë ndërkombëtarë.