Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 15 raste pozitive me koronavirus nga 2 mijë e 144 testine të kryera.
Në orët e fundit një qytetar e ka bumbur jetën si pasojë e virusit.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se janë shëruar 11 persona.
Nga fillimi i pandemisë e deri me tani, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 107 mijë e 921, kanë vdekur 2 mijë 265 persona ndërkaq janë shëruar 105 mijë e 549.