Ledjana, Mevlani dhe Antonela vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe deklaratat e tyre bëhen herë pas here lajm. Edhe pas daljes nga emisioni ata nuk i kanë ndalur thumbat në rrjete sociale apo dhe në media për njëri-tjetrin.

Së fundmi, Antonela ka bërë një deklaratë shumë të fortë për Ledjannën teksa ishte e ftuar “Te shoqja”. Ajo zbuloi se ka bërë dy këngë me Mevlanin, por nuk i kanë publikuar sipas saj, sepse Mevlanin nuk e ka lejuar Ledjana.

“Kemi realizuar dy këngë me Mevlanin dhe një vetëm, asnjëra nuk u publikua dhe nuk e di nëse do ta publikoj jam me dy mendje. Tematikat e këngëve me Mevlanin ishin dashurie dhe në formë diskutimi mes të dyve. Nuk u publikuan kurrë sepse nuk e la gruja”, tha Antonela duke iu referuar Ledjanës.

Ndërkohë Ledjana në një intervistë për “Prive” tha se Antonela nuk është shkëputur asnjëherë nga Mevlani dhe se ata nuk i kanë ndërprerë kurrë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, u shpreh Ledjana, teksa shtoi se kjo është arsyeja kryesore pse është shkëputur përfundimisht nga Mevlani.