Akti i katërt i Juventusit dhe Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, kampioni portugez ka zgjidhur përfundimisht dilemat për të ardhmen e tij, duke qëndruar te “Zonja e Vjetër”. Ai ka vënë në dijeni klubin bardhezi, përmes një mesazhi, se dëshira e tij është të respektojë kontratën, që e lidh me torinezët deri më 30 qershor 2022.
“Unë do të vij dhe do të qëndroj”, – ishte mesazhi i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” për drejtuesit e Juventusit. Tashmë, gjatë ceremonisë për kalendarët të Serie A, zv.presidenti Pavel Nedved ishte në njëfarë kuptimi i paekuilibruar, duke konfirmuar se nuk kishte marrë ndonjë sinjal nga rrethi i CR7 për mundësinë e një largimi këtë verë.
Nga ana e tij, Ronaldo, aktualisht me pushime, pasi e mbylli “Euro 2020” si golashënuesi më i mirë i turneut, ka dërguar sinjale qëndrimi drejt klubit me të cilin ka shënuar 101 gola në 133 ndeshje. Ai pritet të arrijë në “Continassa” të dielën e 25 korrikut, për të filluar “hedhjen e themeleve” për sezonin 2021-2022.
Siguria ka ardhur edhe nga agjenti Jorge Mendes, i cili, dy javë më parë, kishte qetësuar ambientin bardhezi, pas një takimi me presidentin Andrea Agnelli. Gjasat janë që ylli portugez të qëndrojë edhe vitin e katërt me “Zonjën e Vjetër”. Pra, përtej kontratës aktuale. Po shqyrtohet hipoteza e zgjatjes së kontratës deri në vitin 2023.
Të dhëna që nuk mund të lënë indiferent. Pas dy titujve, dy Superkupave dhe një Kupe Italiane, Cristiano Ronaldo po “ndez motored” e tij për sezonin e katërt te Juventusi me synimin për të rritur numrin e madh të golave dhe titujve. Kuptohet, Champions-i mbetet ëndrra e madhe.