Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tantros Antanom Gebregesous përmes një mesazhi dërguar autoriteve në Kinë, ka kërkuar më shumë bashkëpunim për hetimin e koronavirusit.

“Shpresojmë të ketë më shumë bashkëpunim për të zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi,” ka thënë në një konferencë për mediat drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Sakaq, epidemiologu i OBSH-së Mike Ryan ka bërë me dije se të premten kreu i OBSH do të shpallë propozimet për fazën 2 të hulumtimit të koronavirusit.

“Ne shpresojmë të punojmë me homologët tanë kinezë në këtë proces dhe Drejtori i Përgjithshëm do t’u paraqesë masa Shteteve Anëtare,” ka thënë ai.