Olta Gixhari në muajin gusht të vitit që lamë pas solli në jetë fëmijën e saj të parë. Olta lindi një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Amar. Tashmë Amar është rritur dhe për pak ditë do të festojë 1-vjetorin e lindjes. Megjithatë gjatë gjithë kësaj kohe mami Olta është treguar shumë e kujdeshme dhe për asnjë moment nuk e ka zbuluar portretin e të voglit të saj. Mirëpo sot ajo është “dorëzuar” dhe ka zbuluar se kujt i ngjason më shumë Amari. Ajo ka publikuar në Instagram një foto me të voglin, që e mban në duar dhe ka treguar se ka shumë ngjashmëri me të. “Ja shih mua ke parë Amar. Është bërë krejt si unë”, shkruan Olta përkrah fotos kus vogëlushi shfaqet me kurriz.
Ndërkohë gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, Gixhari ka treguar se ka ndërmend që së shpejti të zgjerojë familjen e saj. “Po mendoni për një fëmijë të dytë”, e ka pyetur një ndjekës. “Po së shpejti”, ia ka kthyer aktorja. Ndërsa kur është pyetur se përse e mban të fshehtë dhe djalin dhe partnerin, ajo ka treguar se nuk e lejon ky i fundit që të publikojë foto të tyre.
“Nuk më lë burri ta shfaq as atë, as çunin. Na marrin mësysh thotë”, ka treguar Olta.