Varianti delta, i pranishëm tashmë në popullatë dhe me shtrirje të gjerë në disa qytete, ka disa dallime me sars cov 2. Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero liston simptomat klinike këtij varianti të ri. Pipero nuk e përjashton mundësinë e pranisë së të infektuarve me delta edhe në spitalin infektiv, aty ku aktualisht ndodhen 13 të hospitalizuar.
Edhe pse 6 pacientë të vaksinuar me Astrazeneca, Pfizer dhe Sinovac janë infektuar pas marrjes së këtyre injeksioneve , Pipero sërish apelon për vaksinim. 21 mostra u konfmuan me variantin delta në laboratorin e Berlinit, ndërsa janë dërguar edhe mostra të tjera të dyshuara,nga ku priten përgjigjet në javët në vijim.