Radhë të gjatë qytetarësh janë krijuar këtë fundjavë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, që vijojnë me orë të tëra.
Përveç ngadalësimit të procedurave për shkak të rregullave anti-COVID, një shkak tjetër është edhe puna me një sportel e palës greke si dhe heqja e fashës së orareve e kuotave që ishin vendosur për kufizimin e përhapjes së pandemisë. Deri në mesditë, në kufi kanë kaluar më shumë se 3 mijë shtetas.