Kryeministri Rama ndodhej këtë të hënë në Bubq, për të inspektuar nga afër punimet në qendrën e re urbane. Kjo qendër me 7 pallate, 78 shtëpi individuale, shkollën dhe qendrën administrative, do të jetë gati në vjeshtë.
Aktualisht, punimet për realizimin e pallateve janë drejt përfunduar, pastrimet dhe rregullimet gjithashtu, ndërsa pritet që në fund të këtij muaji do të mbyllen të gjithë punimet. Kujtojmë që më herët gjatë ditës, Rama inspektoi punimet e shkollave, “Lidhja e Prizernit” dhe “Petrit Llaftiu” në Shijak. Rama deklaroi, se shkollat janë gati për të mirëpritur 550 nxënës në vitin e ri akademik, që nis në shtator.