Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhej këtë të hënë në Shijak, për të inspektuar nga afër punimet që janë kryer në shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu”. Në të dija shkollat kanë përfunduar punimet dhe tashmë janë gati për të pritur sezonin e ardhshëm, për 550 nxënës të cilët do të rikthehen në shtator në bankat e shkollave.

“Shijak – Aty ku shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” kanë rilindur më të mëdha, më të forta e më të bukura, për 550 nxënës që do të rikthehen në shtator”, shkruan kryeministri krahas videos së publikuar.

Për 180 ditë kanë përfunduar punimet në të dyja shkollat 9-vjeçare. Shkolla ‘Lidhja dhe Prizrenit’ dhe ‘Petrit Llaftiu’, kanë 80 klasa, 4 laboratorë dhe ambiente ndihmëse që ju shërbejnë të dyja shkollave.