Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës.

Sipas tij, kjo është nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, e cila do të shkurtojë me 3 orë distancën Tiranë- Sarandë.

“Skërficë – Duke ndjekur punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, sipas standardeve më të larta.Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama.