Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka vizituar një fidanishte në Roskovec, ku së bashku me të i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Sipas Ramës pronari i kësaj sere të madhe fidanësh në Roskovec, u kthyer nga emigrimi dhe ka përfituar nga mbështetja e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra.
Postimi i Ramës:
#RESPEKT
Roskovec – Me ambasadorin e Bashkimit Europian, në fidanishten e Mikelit, djalit frymëzues dhe inkurajues për të gjithë të rinjtë në sektorin bujqësor
I kthyer nga emigracioni ai ka përfituar
mbështetje nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra.
#SkaKohëPërPushim