Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që po zhvillohet në Shkup, u shpreh se shpreh se Minishengeni nuk është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, ndërsa i bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen.
Rama tha se çështjet e të shkuarës mund të zgjidhen nëse sytë janë nga e ardhmja, duke shtuar se kupton arsyen përse Kosova ende është jashtë këtij takimi, por sipas kryeministrit duhet të ndryshojë qëndrim dhe të bëhet pjesë e këtij procesi.
“Kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t’i dhënë hegjemoninë Sertbisë se është e madhe dhe për t’i dhënë gjithçka kemi, e para jeton në një botë paralele, e dyta jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi edhe që BE është një Jugosllavi e Madhe. Nëse BE është një Jugosllavi e Madhe, po kjo është Jugosllavi e Vogël. Po në fakt jo, kjo është as më shumë e as më pak po krijimi i një hapësire që jeton me parimet, me vlerat dhe mekanizmat e BE, në ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekjet e tij për t’u integruar në BE”, deklaron Rama.