Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga kantieri i Unazës së Tiranës. Bëhet fjalë për pjesën verilindore të unazës, ku sipas Ramës është realizuar 90% e projektit në Lotin 2 dhe 3.
“Kantieri i Unazës së Tiranës – Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi”, shkruan Rama.
Po ashtu ai bën me dije se ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020.