Javanews
Home Kryesoret
Rama për “The Economist”: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si pushtimi i Trojës për të cilin u deshën disa vite
09/07/2021 17:24
Rama për “The Economist”: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, si pushtimi i Trojës për të cilin u deshën disa vite
Në një intervistë për “The Economist”, Rama thotë se pavarësisht “jo”-së së radhës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian nuk kanë ndryshuar.

“U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama, duke përsëritur shprehjen tashmë të zakonshme, se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut “po presin për Godonë”, duke risjellë në vëmendje titullin e dramës së Samuel Beckett.

Megjithatë, Rama theksoi vendosmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar unionit.

“Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër”, tha ai.