Klasa e dhjetë këtë vit mund të realizojë regjistrimet në më pak se një minutë, kështu bën me dije kryeministri Edi Rama. Në rrjetin social “Facebook”, Rama njofton se e-Albania tashmë është me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze. Nxënësit do të kenë mundësi që nëpërmjet këtij programi të regjistrohen.

Njoftimi: E-Albania me një modul të ri për regjistrimet në gjimnaze. Klasa e dhjetë nis ndryshe këtë vit. Regjistrimi kryhet në më pak se 1 minutë. Përzgjedh shkollën 9 vjeçare që ke frekuentuar. Sistemi shfaq gjimnazin që i takon shkollës ku ke kryer arsimi bazë. Bashkëlidh dëftesën e lirimit dhe kaq. Kliko Dërgo. e-Albania ju uron suksese dhe vit të mbarë shkollor!