Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte e ka nisur me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë që kremtojnë festën e Kurban Bajramit.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur që urimin e tij ta bëjë përmes një video nga ku shihen pamjet nga Xhamia në Tiranë e “Et’hem Beut”.

“Gëzuar Kurban Bajramin” shkruan Rama, teksa e shoqëron me një emoji të flamurit shqiptarë dhe të xhamisë.

LEXO EDHE: Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, besimtarët mbushin sheshin Skëndërbej

Ndërkohë mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë në ttë gjithë vendin kanë falur namazin e Kurban Bajramit dhe kanë uruar njëri tjetrin më shumë paqe e begati.