Varianti indian i Covid ka mbërritur dhe në Shqipëri. Mësohet se deri tani është konfirmuar një rast me variantin Delta në qarkun e Gjirokastrës.
Sipas burimeve, pacientja është një studente që kishte ardhur nga Çekia, pasi aty po kryente studimet e larta.
Gjendja e saj deri tani është e stabilizuar dhe është izoluar në banesë.