Italia është kampionia e re e Europës. Skuadra e Roberto Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje me sforco, e cila u zgjidh vetëm nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta. Heroi këtë herë ishte sërish Donnarumma, që priti tre penallti. Ndeshja nisi me golin e anglezëve. Ishte ylli i Manchester United, Luke Shaw, i cili shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 2, duke thyer rekordin si rrjeta më e shpejtë finaleve të Evropianit dhe kaluar të tijtë në avantazh.

Kjo gjë lumturoi të gjithë tifozët anglezë, por sidomos një tifoz të veçantë që ndodhej në stadium. Bëhet fjalë për Princin George, i cili ishte në stadium së bashku me dy prindërit e tij, Princeshën Kate dhe Princin William. Ndërsa hidhej dhe bërtiste nga gëzimi i madh i këtij momenti, George përqafoi Kate për të festuar golin. Këto foto janë bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku fansat e kanë pëlqyer shumë reagimin e të voglit. “E di që Anglia sapo shënoi, por reagimi i Princit George ishte më i bukuri!” shkruante një fans në Twitter.