Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, duke vënë në pah numrin e turistëve që po vizitojnë qytetin historik.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Dhe me këtë atmosferë turistësh në Muzeun ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’ në Krujë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Përmes postimit, kryeministri ka përcjellë atmosferën e krijuar nga turistët në një prej destinacioneve më të vizituara kulturore dhe historike të vendit.