Nuk ndalen rekordet e Covid-it në Britaninë e Madhe dhe Rusi, që po përballen me një tjetër valë përhapjeje prej mutacionit indian. Rekordi i 5 muajve të fundit në Britaninë e Madhe avancoi në mbi 27 mijë e 500 raste të reja infektimesh ditore, gati 2 mijë raste më shumë se rekordi i të njëjtës periudhë të shënuar një ditë më parë. Falë përmbushjes së ciklit të plotë të vaksinimit të gati gjysmës së popullsisë, vdekjet nuk kanë pësuar asnjë rritje në valën e përhapjes së variantit Delta.
Ndërsa në Rusi, këtë të Premte u shënua rekord i dyfishtë, i të vdekurve dhe i të infektuarve ditorë. 24-orëshin e fundit u shënua rekordi i ri prej 679 vdekjesh, për të katërtën ditë radhazi. Ndërsa infektimet shënuan mbi 27 mijë e 500 raste ditore. Autoritetet ruse po planifikojnë përshpejtimin e procesit të vaksinimit. Deri më tani, ciklin e plotë të dy dozave e ka përmbyllur vetëm12% e popullsisë. Mutacioni indian po shton infektimet edhe në Izrael por jo v dek jet. Ndërsa në Portugali, qeveria riktheu shtetrrethimin 23 me 5 në Lisbonë dhe 44 bashki të tjera të vendit, për të frenuar një tjetër valë përhapjeje.