Autoritetet shëndetësore në Rusi nisën të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të enjten se ka marrë dozën përforcuese dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit që të ndjekin shembullin e tij. “Në funksion të situatës së vështirë epidemiologjike, mjekët rekomandojnë marrjen e dozave përforcuese gjashtë muaj pas vaksinimit”, tha Sobyanin. “Unë ju lus që të mos e humbni shansin për mbrojtje shtesë nga virusi”, shtoi ai.
Autoritetet në Moskë nisën të ofrojnë të enjten doza përforcuese për vaksinat vendore: Sputnik V, që rregullisht jepet me dy doza, dhe Sputnik Light, që jepet me një dozë.
Rusia është duke u përballur me një valë të rëndë të koronavirusit. Autoritetet atje raportuan të enjten për 23,543 raste të reja në 24 orë dhe për 672 vi kt ima. Ky numër i vi ktim ave është më i larti brenda një dite në Rusi, që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar. Rusia ka qenë vendi i parë në botë që ka njoftuar se ka miratuar vaksinën e parë kundër koronavirusit, por, pavarësisht kësaj, ajo ka një nga normat më të dobëta të vaksinimit në botë.
Kremlini ka pranuar se qëllimi kombëtar për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë mund të mos përmbushet.