Ekspertët shprehen se prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kohës kur fëmijët kalojnë në diell. Prindërit duhet të kuptojnë se nëse ekspozimi i tepërt në diell është i rrezikshëm për të rriturit, për fëmijët mund të jetë dhe më keq, pasi ata marrin sasi të shumëfishta rrezatimi që çon në melanomë, forma më e keqe e kancerit.
Rreziku i ekspozimit të përhershëm të diellit-Dëmtimet që ndodhin nuk kanë të bëjnë vetëm me lëkurën e tyre, por dhe me sytë dhe konkretisht me retinën, nëse fëmijët nuk mbajnë syze dielli.
Vitamina D-Për sasinë e duhur të vitaminës D, mjaftojnë 10 minuta qëndrim në diell. Kur fëmijët ekspozohen më gjatë, mund të jetë e rrezikshme sepse zvogëlon mbrojtjen e lëkurës.
Orët e ndalimit-Është e ndaluar që fëmijët të ekspozohen në diell nga ora 11 deri në 3. Nëse kjo ndodh, sigurohuni që të merrni masat e nevojshme për mbrojtjen nga dielli, si kapelet, kremi kundër diellit dhe syzet.