Sot është seance e fundit e kësaj legjislature, gjatë të cilës deputeti Selami Jenishehri është shprehur i sigurt që zgjedhjet e 25 prillit do të përsëriten dhe se ai do të jetë sërish me mandat në shtator.
Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Jenishehri tha se zgjedhjet do të përsëritën pasi është thyer neni 24 i Kodit Zgjedhor për votën e emigrantëve.
“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor” – tha Jenisheri.
Por, nuk u mjaftua me kaq. Deputeti që ka bërë bujë me fjalimet e tij në Kuvend i ka cilësuar kolegët “të poshtër” pasi sipas tij nuk miratuan ligjin për detektivin privat.
“Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, që ky detektiv të çon direct në burg. Kam kërkuar që të vendoset dhe njëherë në fuqi neni 315 i Kodit Penal ku i thuhet gjyqtarëve ku gjyqtari ka të drejtë të përgjigjet para ligjit, nëse merr një vendim të padrejtë. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve” , tha ai.