“Duhet të ndryshojmë. Nëse e analizojmë situatën me qartësi, kemi potencialin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, nëse e mohon problemin, ai problem do të mbetet gjithmonë”.

Janë fjalët e Gianluigi Buffon në një intervistë për “The Guardian” në lidhje me krizën e futbollit italian, me Italinë që një muaj më parë në Bosnjë dështoi për herë të tretë radhazi të shkojë në Botëror.

“Është nëj faqe e dhimbshme për futbollin italian dhe për mua. Nëse do të më pyesnin 12 vjet më pare, do të përgjigjesha se do të ishte më e lehtë të shihja 1000 alienë përreth meje se Italinë jashtë Kupës së Botës tri herë radhazi.