Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka bërë më dije se në vend do të nisë vaksinimi anti-COVID i qytetarëve “derë me derë”. Ky vendim ka ardhur pas dështimit të qëllimit fillestar për vaksinimin e 70% të amerikanëve deri më 4 korrik dhe dëshirës për intensifikimin e fushatës për arritjen e imunitetit të tufës. “Tani do të duhet të shkojmë nga komuniteti në komunitet, nga lagje në lagje dhe nga ‘dera në derë’, literalisht do të trokasim në dyert e shtëpive për të ndihmuar njerëzit dhe t’i mbrojtur nga virusi i COVID-19”, tha presidenti.
Presidenti amerikan, ditën e djeshme doli në një deklaratë nga ku i bëri thirrje çdo qytetari të pavaksinuar të marri dozat e njerëz prej vaksinave të miratuara nga FDA. Ai shtoi se qytetarët e pavaksinuar janë një rrezik për komunitetin, për qytetarët që i rrethojnë dhe njerëzit e tyre të dashur. Megjithëse qëllimi fillestar për vaksinimin e 70% ë popullsisë deri më 4 korrik nuk u arrit, në SHBA fushata konsiderohet e suksesshme. Përveç kësaj, SHBA është një ndër vendet që ka filluar dhurimin e vaksinave për vendet në nevojë.