Radioterapia, trajtimi që vret qelizat tumorale, ofrohet 100% falas në shërbimin spitalor publik. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se 11 527 seanca radioterapie, të financuara nga FSDKSH janë realizuar pranë QSUT gjatë vitit 2021.
Njësia e Radioterapisë në QSUT tashmë ka potencialin e trajtimeve bashkëkohore nëpërmjet investimeve në pajisje dhe teknika të reja, të cilat kanë rritur cilësinë e shërbimit dhe kanë ulur radhët e pritjes të pacientëve
Pranë kësaj njësie tashmë arrihen standarde europiane dhe bëhet i mundur trajtimi me previzion të lartë, gjë që më përpara nuk realizohej dot me aparaturat e vjetra.