Vaksinat nuk kalojnë në qumështin e gjirit. Nga ana tjetër, antitrupat bëjnë dhe mbrojnë përkohësisht traktin respirator të të porsalindurve.
Vaksinat e Covidit nuk futen në qumështin e gjirit; antitrupat e stimuluar nga vaksinimi, po, dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të sapolindurit, të prekshëm ndaj Covidit si dhe infeksioneve të tjera.
Një artikull i popullarizuar i botuar në Nature raporton rezultatet e disa studimeve të fundit mbi këtë temë, për t’u dhënë përgjigje grave që ushqejnë me qumështin e gjirit duke pritur për vaksinat anti-covid.
Sipas Shoqërive Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare të sektorit të neonatologjisë dhe pediatrisë, vaksinat kundër Covidit duhet t’u ofrohen pa hezitim grave që ushqejnë me gji dhe që në çdo aspekt tjetër janë të vaksinueshme.
Nuk është e këshillueshme që të ndërpritni ushqyerjen me gji ose të propozoni një zgjedhje midis gjidhënies dhe vaksinimit, gjithashtu sepse antitrupat e prodhuar nga nëna transmetohen tek i porsalinduri përmes qumështit të nënës. (FOCUS)