Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë ditës së sotme, janë kryer 123 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të biznesit ushqimor, ku janë dhënë 25 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
Po ashtu, u morën 25 mostra në monitorim të produkteve ushqimore si dhe u bllokuan afërsisht 110 kg produkte ushqimore.