Nga Ermal Nufi/

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

Fjalët postulat të frymëzuar nga Thomas Jefferson 250 vite më parë në Deklaratën e Pavarësisë, se: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta të vetëkuptueshme: se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, ndër të cilat janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.” – janë edhe sot themeli mbi të cilin u ndërtua një komb, i cili me fuqinë e tij ka mbajtur pishtarin e Flakës së Perëndimit, luftës për liri, demokracinë kudo në botë!

Perëndimi, bota demokratike i ka një borxh të veçantë SHBA-së për forcën dhe vendosmërinë që ajo ka treguar dhe vazhdon të tregojë duke këmbëngulur pikërisht në këto vlera!

Shqipëria 🇦🇱 dhe SHBA 🇺🇸 mbeten partnerë të palëkundur, të bashkuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, sigurisë dhe paqes, dhe populli shqiptar mbetet përherë mirënjohës për përkrahjen e SHBA-së që nga Pavarësia e Shqipërisë, e duke kulmuar në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Kosovë në 1999, e tek përpjekjet dhe ndihmën e përditshme që SHBA i japin Shqipërisë çdo ditë!

Gëzuar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA!