Nga 1 qershori deri më 21 korrik në vendin tonë janë konfirmuar 21 raste me variantin Delta. Kështu deklaroi Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në Report Tv. “Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me coronavac në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 11 raste në vatra familjare, kavaja 2 raste, tirana 2 raste, kavaja 2 raste… 32% i rasteve janë qarkullimi brendshëm dhe si dihet zanafilla, pjesa tjetër qarkullim i jashtëm”, tha Brataj.
Ndërkaq Brataj nënvizoi dhe simptomat kryesore të variantit Delta. “Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa.. ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Dhe shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri. Dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë humbja e shijes dhe nuhajtes, nuk është e përjashtuar por deri më tani nuk janë vënë re. Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit. Me COVID janë rreth 9 pacientë në mos gaboj, pjesa më e madhe e tyre janë të pavaksinuar”, tha ai.