Kryeministri Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një informacion të rëndësishëm për të gjithë fermerët. Rama përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook ka publikuar disa nga përfitimet që kanë tashmë fermerët.

Kreu i qeverisë në postimin e tij shkruan se në video janë dhënë me detaje përfitimet që kanë marrë fermerët falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi.

“MIRËMËNGJES ? dhe me ketë informacion se sa fermerë shqiptar kanë përfituar falë skemës së mbështetjes me naftë pa akcizë, pa taksë karboni dhe pa taksë qarkullimi, për punimet e mekanizuara në bujqësi, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.