Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin e më të mirit sonte në orën 21:00, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm por edhe shumë të veçantë. Në gjysmëfinale skuadra e Mancinit kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të La Rojas.
Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit. Anglia do të luajë në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960. Italia mund të bëhet kështu e katërta që e fiton më shumë se një herë trofeun së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Francën ndërkohë që Anglia do ta shtonte emrin te libri i artë.
Në përgjithësi këto dy skuadra janë takuar 27 herë, Italia ka dhjetë fitore, Anglia tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar baras. Italianët në këto përballje kanë të shënuar 31 gola, ndërsa anglezët dy më shumë.
FORMACIONET E MUNDSHME ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Jorginho, Barella, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne. ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane.