Ekspertët thonë se vaksina anti-COVID ndihmon që në rast se prekesh nga virusi, nuk kalon një formë të rëndë të saj e nuk ka nevojë për hospitalizim…shembulli konkret vjen nga Infektivi, ku të shtruara janë 4 paciente që nuk kanë marrë asnjë dozë të vaksinës.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku raporton se aktualisht të shtruar në Infektiv, të vetmin spital COVID në vend, janë 4 paciente gra të moshës mbi 60-vjeç të pa vaksinuara.

Lajmërimi për vaksinimin e grupmoshave mbi 60-vjeç është bërë prej disa muajsh teksa ky rast duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë personat mbi 60 vjeç, por jo vetëm, që të vaksinohen. Deri më tani janë kryer 986.861 vaksinime në total që nga fillimi i pandemisë.