Lirimi i masave anticovid në Shqipëri, ka bërë që të rritet numri I atyre turistëve, që e vizitojnë për herë të parë vendin tonë. Paolo dhe Nino janë dy turistë italianë që po e shijojnë në maksimum lirinë.
“Në Shqipëri ndihem si në shtëpinë time, sepse janë të garantuara liritë themelore të njeriut. Që do të thotë të dalësh, dhe të jetosh jetën tënde.
Në Itali shtypi bën presion. Bën të besojmë se jemi të gjithë të sëmurë, Covidi është kudo dhe nuk duhet të dalim. Ekziston një frikë e madhe, jemi si në shtetrrethim. Gjithë faji është i shtypit. Ai thotë se do të vdesim të gjithë. Jemi në rrezik të vazhdueshëm. Nëse e prek një person infektohesh, ndërkohë që ai është shumë mirë me shëndet dhe punon normalisht. Askush nuk po thotë se sëmundja nuk ekziston, por jo që për shkak të saj, të të burgosin apo të ndëshkojnë, për diçka që nuk e ke bërë. Ka shumë sëmundje me të cilat përballemi. Nuk e kuptoj pse në Itali nuk duan të përballem me të, por na mbyllin në shtëpi dhe na privojnë nga liritë, madje edhe nga liria e shprehjes së opinionit.
Këtu jemi si turistë prej 5 ditësh. Ndihemi si në shtëpi, madje më mirë se më mirë se në shtëpi. Do të kthehemi shumë shpejt. Klimë e mirë dhe njerëz të bukur, na pëlqeu”, shprehen ata. Në rrugët e kryeqytetit shikon shumë turistë të ardhur nga Egjipti një destinacion shumë i pëlqyer nga shqiptarët. Ajmeri punon si farmacist, ndërsa Nuri si jurist.
Ajmeri: Vend shumë i bukur. Nuri: Shqipëria ka male të bukura, lumënj. Njerëzit gjithashtu. Ushqimi shijon shumë. Ajmeri: Transporti është pak problematik, nëse nuk ke makinën tënde. Në këtë pikë ngjan pak më Kajron. Është hera e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit…