Prej javësh ish-konkurrentja e “Për’puthen” , Tea Trifoni, ka bërë të ditur se ka nisur një histori të re dashurie. Këtë lajm ajo e konfirmoi para disa ditësh në emisionin “Shqipëria Live”, por nuk preferoi të jepte më tepër detaje.

Ndërkohë e ftuar ditën e sotme në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea ka folur më gjatë për partnerin e saj të ri. Ajo tregoi se të dashurin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pas daljes nga “Për’puthen”, Tea u përfol gjatë për lidhjen e saj me Beartin, që u bë publike papritur. Mirëpo marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe brenda pak muajsh ata u ndanë në mënyrë aspak miqësore nga njëri-tjetri.