Kryeministri Edi Rama e vijoi turin e tij në Berat, në fermën e përpunimit të qumështit “Agi 11”, ngritur në Poshnje nga dy emigrantë të rikthyer në vend 5 vite më parë.

Rama shoqërohej në këtë vizitë edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Kryeministri Rama vuri në dukje se çifti i ri kishte sjellë me vete eksperiencën e përfituar në Itali në prodhimin e mocarelës dhe llojeve të tjera të djathërave.

“Kjo baxho mbledh prodhimin e 1500 deri në 2000 fermerëve të zonës dhe falë fondeve të AZHBR-së e programit IPARD, ata kanë përfituar teknologji moderne, që ka sjell edhe rritje në biznesin e çiftit të ri”, bëri të ditur Rama.

Kompania ka investuar edhe për vendosjen e një impianti për trajtimin e ujërave të fabrikës për t’i ripërdorur.